Kosovë
Rajoni
ShowBiz
Donna Dafi sjell videoklipin e ri “Good Morning”, himnin që zgjon fuqinë e çdo gruaje
Donna Dafi sjell videoklipin e ri “Good Morning”, himnin që zgjon fuqinë e çdo gruaje Artistja me rrënjë shqiptare Donna Dafi publikon videoklipin “Good Morning”, një këngë për ringritjen, vetëbesimin dhe rimarrjen e kontrollit mbi jetën.
Kënga sjell historinë e një gruaje që kalon nga të qenët e nënvlerësuar dhe e padëgjuar, në ndërgjegjësimin për forcën dhe vlerën e saj. Me vargun hapës “2024, kthehu pas në tetor”, Donna i rikthen dëgjuesit në një moment vendimtar, kur vendimet për karrierën dhe krijimtarinë e saj merreshin pa përfshirjen e saj. Në vend që kjo përvojë ta thyente, ajo e shndërroi në forcë dhe frymëzim.

Transformimi kulmon në refrenin: “E çava rrugën përmes flakëve dhe dola e artë.” “‘Good Morning’ flet për çastin kur më në fund e kupton fuqinë tënde. Ndonjëherë ndihesh e nënvlerësuar, e padëgjuar ose sikur dikush tjetër po përpiqet ta shkruajë historinë tënde.

Kjo këngë përfaqëson momentin kur zgjohesh, e merr gjithçka në duart e tua dhe kupton se askush tjetër nuk mund të vendosë se kush je apo ku do të shkosh”, shprehet Donna Dafi. Videoklipi sjell një koncept të guximshëm dhe kinematografik. Përmes ambicies, feminilitetit dhe vetëvendosjes, Donna kalon nga gruaja që vëzhgohet dhe gjykohet, në atë që e merr plotësisht në dorë historinë e saj.

Pas “Prima Donna”, “Touch Me Like That”, “ManGo”, “Trouble” dhe “Goddess”, kënga “Good Morning” e zgjeron më tej universin artistik të Donna Dafit.
Sport
Foda mori një vendim të papritur ndaj 11-shes që dje e mposhti Irlandën
Kosova mbrëmë nisi në mënyrë perfekte rrugëtimin në “Nations League”.
“Dardanët”, mposhtën Irlandën me rezultat 1-0 në Prishtinë, pas golit të Vedat Muriqit në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Gjatë ditës së sotme, trajneri Franco Foda mbajti stërvitjen e parë parapërgatitëse për ndeshjen e së dielës ndaj Austrisë, ku ftoi 16 lojtarët.
Ndërsa 11-shja e djeshme u lanë të pushonin, ku filluan të mbajnë seancën e rikuperimit në hotelin ku po qëndrojnë ata.
Kujtojmë se ndeshja Austri-Kosovë, do të zhvillohet të dielën në “Ernst Happel” të Vjenës, në orën 18:00./IndeksOnline/
Vetura
Tjera
“Nuk ka pengesa ligjore…”/ Çka thuhet në vendimin e Kurtit për Ligjin për Dhomat e Specializuara?
Qeveria e Republikës së Kosovës, në një mbledhje të mbajtur sot, ka marrë vendim se nuk ka pengesa ligjore për nismën për projektligjin për Specialen. Në vendimin e nënshkruar nga…
Dyshohen për vjedhje të motoçikletës e tentim-vjedhje në një market, arrestohen 4 të mitur në Vushtrri
Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e katër personave të mitur të dyshuar për vepra penale – vjedhje dhe tentim-vjedhje. Në njoftim shtohet se, të arrestuarit dyshohen për një…
Marina Fara reagon pas zhvillimeve rreth Eli Farës, zgjedh një mesazh fetar
Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara, ka ardhur edhe një reagim nga vajza e saj, Marina Fara. Marina ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt situatën, por…
Lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai tha se ky është efekt i…
Për 5 vjet mbi 250 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova – cilësia e jetës, një nga arsyet kryesore të migrimit
Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ka prezantuar të dhënat e fundit sa i përket migrimit të qytetarëve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në bazë të këtyre…
